Categories Lajme

Greqia ngre gardhin metalik në kufi me Turqinë, Mitsotakis: Ishte minimumi për t’u ndjerë të sigurt

Greqia merr masa të forta kundër lëvizjeve provokuese të Turqisë në Evros me flukset migratore nga lindja duke u “fortifikuar” me një gardh të ri të pakalueshëm. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u shpreh se ndërtimi i gardhit të ri ishte minimumi për t’u ndjerë të sigurt dhe se puna po vijon me shpejtësi, që projekti të përfundojë në Prill 2021.

Ndërtimi i gardhit të ri në kufirin greko-turk në Evros ishte më e pakta që qeveria mund të bënte për t’i bërë qytetarët grekë të ndiheshin të sigurt në një situatë kaq të vështirë” tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Planin për gardhin, që publikoi edhe fotot, ai e cilësoi ambicioz.

Gardh i ri do të përbëhet nga kangjella çeliku 5 metra të lartë. Prezantimi i projektit të gardhit në Evros u bë nga zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Lefteris Oikonomou dhe Këshilltari i Mbikëqyrjes së projektit, George Dounias.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME