Categories Lajme

Rasti i dytë brenda vitit! Gjendet një jaht i braktisur pranë Shëngjinit, dyshimet e para

Mbrëmjen e sotme është gjetur një jaht i braktisur pranë portit të Shëngjinit. Jahti pa asnjë person në bord është gjetur nga policia kufitare, që do ta ankorojë në port. Kontrolli i imtësishëm brenda jahtit do të bëhet sapo të ankorohet në port, ndërsa verifikimet e autoriteteve kanë nisur. Gazetari i Abc News Aldo Kozarja raporton se sipas burimeve, në jaht dyshohet se kanë qenë dy persona, anëtarë të ekuipazhit, të huaj. Jahti është me flamur slloven.

Po ku janë dyshimet e para? Burime nga policia kufitare kanë dyshime të forta se jahti mund të përdorej për të transportuar lëndë narkotike. Në momentin që është afruar policia anëtarët e ekuipazhit e kanë braktisur jahtin” raporton gazetari Aldo Kozarja.  Policia ka nisur kontrollin dhe hetimet. Ky është rasti i dytë brenda vitit, pasi në shtator të 2019 u gjet një tjetër jaht i braktisur pranë portit të Shëngjinit. Mjeti lundrues ndodhej në det të hapur dhe nuk kishte persona në bord.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME