Categories Lajme

Greqi,Shqiptari del me koronavirus, karantinohen 6 policë dhe gjithë të ndaluarit e tjerë

Greqia është vënë në alarm, pasi një shqiptar ka rezultuar me Covid-19. Për këtë arsye i janë nënshtruar një karantine 14-ditore gjashtë policë dhe gjithë të ndaluarit që ndodheshin në rajon. Ngjarja ndodhi paraditen e së enjtes në rajonin e policisë Omonia në Athinë, ku një shtetas 35 vjeç, i ndaluar në pritje të deportimit për Shqipëri u tha policëve se nuk ndihej mirë dhe pasi u testua u gjet pozitiv me Covid. Shtetasi shqiptar, emri të cilit nuk publikohet për momentin, po mbahet në spital nën vëzhgimin e mjekëve, ndërsa 6 policët që patën kontakte me të u vunë në karantinë. Rajoni i policisë do të dezinfektohet, kurse autoritetet thanë se në të do të punojë vetëm personeli i domosdoshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME