Categories Lajme

“Gruaja me të cilën jetoja vdiq para meje nga…

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, Agroni ka vendosur të rrëfejë jetën e tij të mëparshme në Itali, e cila ka qenë tepër e shthurur.

Ai merrej me shpërndarje d roge dhe pavarësisht se ishte burgosur disa herë, ai nuk hoqi dorë nga kjo punë, madje filloi të bëhej dhe ai përdorues dhe të abuzonte më tepër sesa duhej.

Agroni tregon momentin përfundimtar që hoqi dorë nga kjo jetesë dhe ishte kur, bashkëjetuesja e tij vdiq nga mbidoza para syve të tij.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti i ndryshimit të madh?

Agroni: V diq ajo në shtëpi. Isha tek shtëpia e saj dhe v diq nga d roga. Ne nuk kishim lidhje, ne shisnim gjë tjetër, ajo v diq nga tjetër gjë. Erdhi policia, i prita unë. Ata e panë që unë isha bërë shumë i dhunshëm, fillova të abuzoja shumë me pijet, d rogën. Një natë isha në depresion sepse shoqërinë e largova vetë, nuk doja ta merrja në qafë me këtë femër që isha, nuk po i jepja zgjidhje asnjë gjëje. Si pamje dukesha i saktë, por brenda vetës time isha i shkatërruar.

Vajta në një park një natë dhe i futa thika vetes sime, thoja është e kotë që të rroj më. Nuk kisha më dhemburi as për veten as për njerëzit e mi. Pas kësaj që ndodhi, vajta në një komunitet që Zoti i shpëton njerëzit edhe me probleme. Ata bënin meditim në mëngjes dhe të enjte për të enjte, bënin lutje. Më vonë desha, s’desha më preku dhe mua. Kur bëhej lutja dhe adhurimi më hodhën duart nga mbrapa kur faleshin, kalova në ekstazë sikur kisha pirë drogë. Po ndihesha mirë, po shikoja gjëra, lule, fusha të bukura me lule.

Ardit Gjebrea: Dhe fillove të besoje në Zot, të këndoje, të adhuroje?

Agroni: Pas 4 ditësh, kërkova të pagëzohesha, mbi 300 veta kanë ardhur në pagëzimin tim dhe nuk u ktheva më në jetën e mëparshme.

Agroni tregon se kur njohu bashkëshorten e tij nuk i tregoi për të kaluarën e tij, vetëm i tha që po nis një jetë të dytë, por me kalimin e kohës filloi dhe ajo të mësonte detajet nga jeta e tij. Kur i dëgjonte, nuk i besonte se Agroni ka qenë ai lloj njeri në të kaluarën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME