Categories Covid-19, Lajme

Humb betejën një qytetar nga Vlora, 11 humbje jete dhe 539 raste të reja

Është rritur numri i viktimave në 24 orët e fundit në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 539 raste të reja dhe 11 vdekje.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3345 testime, 539 raste të reja, 11 humbje jete dhe 839 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3345 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 539 qytetarë, në këto bashki: 211 raste në Tiranë, 45 në Fier, 34 në Durrës, 26 në Elbasan, 25 në Berat, 22 në Lushnje, 16 në Shkodër, 14 në Krujë, 13 në Vlorë, 12 në Korçë, 9 në Lezhë, nga 8 raste në Kamëz, Vorë, Mat, nga 7 raste në Kurbin, Kavajë, nga 6 raste në Delvinë, Gjirokastër, nga 5 raste në Mirditë, Dibër, Bulqizë, nga 4 raste në Vau i Dejës, Kukës, Poliçan, nga 3 raste në Gramsh, Sarandë, Malësi e Madhe, Pukë, nga 2 raste në Tropojë, Shijak, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 1 rast në Cerrik, Dimal, Maliq, Selenicë, Klos.
Janë 11,634 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 222 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 11 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 65-74 vjeç, 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 57-83 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 71 vjeç, 1 qytetar nga Kurini 73 vjeç, 1 qytetar nga Kavaja 74 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 82 vjeç, 1 qytetar nga Bulqiza 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 839 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 153,619 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME