Categories Lajme

“Grusht shteti”/ Meta: Krye palaço i Bashkisë, mos i’u bind urdhërave (video)

Presidenti Meta, e ka konsideruar përpjekjen për bastisjen e zyrave të FRD nga Policia Bashkiake, si një grusht shteti. Meta i’u drejtuar policëve dhe kreut të Bashkisë, Erion Veliaj, të mos ndjekin “urdhërat e të çmendurit”.

“E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti. T’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare ,menjëherë sapo nënshkruan marrëveshje me opozitën, që nuk ka as vulë, as emër dhe as numër protokolli.

Të bërë për të dhunuar fizikisht dhe psioklogjiksht çdo forcë opozitare, duke keqpërdorur bashkinë bandë, padyshim që është tepër irrituese.

I bëj thirrje opozitës të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës, sepse do të jetë vonë për të, jo për popullin shqiptar, nëse do të vijojë të tolerojë sjelljes e bandës.

Ju e patë se si dhunohet Sali Shehu, kryetari i FRD të Tiranës.

Po i lajmëroj policët, zbatoni ligjet, të mos përfundoni si policët e Mubarakut. Po i them kryepalaços së Bashkisë, ti e di shumë mirë se çfarë ke bërë pa firma dhe me firma. Mos ju bind urdhërave të të çmendurit se ai do të nxjerrë kartelën e të sëmurit psiqik pas 25 prillit, por edhe më herët“, tha Meta për gazetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME