Categories Lajme

Ilir Meta përleshet fizikisht me policinë bashkiake, po nxirrnin jashtë kreun e FRD

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është përleshur me policinë bashkiake, të cilët kanë qenë duke nxjerrë nga selia, zyrtarët e partisë FRD, parti në koalicion me opozitën e bashkuar.

Meta hyri në godinën ku janë zyrat e FRD dhe nisi të largojë policinë bashkiake, të cilët ishin paraqitur me dokumentacion të parregullt, duke i bërë presion opozitës.

E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti. T’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare ,menjëherë sapo nënshkruan marrëveshje me opozitën, që nuk ka as vulë, as emër dhe as numër protokolli.

Të bërë për të dhunuar fizikisht dhe psioklogjiksht çdo forcë opozitare, duke keqpërdorur bashkinë bandë, padyshim që është tepër irrituese.

I bëj thirrje opozitës të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës, sepse do të jetë vonë për të, jo për popullin shqiptar, nëse do të vijojë të tolerojë sjelljes e bandës.

Ju e patë se si dhunohet Sali Shehu, kryetari i FRD të Tiranës.

Po i lajmëroj policët, zbatoni ligjet, të mos përfundoni si policët e Mubarakut.

Po i them kryepalaços së Bashkisë, ti e di shumë mirë se çfarë ke bërë pa firma dhe me firma. Mos ju bind urdhërave të të çmendurit se ai do të nxjerrë kartelën e të sëmurit psiqik pas 25 prillit, por edhe më herët“, tha Meta për gazetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME