Categories Teknologji

Bëni kujdes/ Për ditën e Verës po qarkullojnë mesazhe të rremë në WhatsApp, ja si të mos bini pre e mashtrimeve…

Pavarësisht masave që kompania WhatsApp, ndërmerr herë pas here për të penguar lajmet e rreme që përcillen nga përdorues të ndryshëm, sërish janë shënuar raste të reja. Qytetarët kanë denoncuar disa raste, ku persona anonim përpiqen që të krijojnë dhe shpërndajnë mesazhe false, në emër të disa bankave të njohura në vend.

Referuar denoncimeve të mbërritura, mesazhi është përcjellë më shumë se pesë herë qellimisht nga burime anonime, ku më pas ka qarkulluar në platformë duke u bërë virale. Specialistët kibernetikë, apelojnë qytetarët që të tregohen vigjilentë në momentin që marrin një mesazh të tillë, duke e fshirë menjëherë.

Ky është mesazhi që po qarkullon me shpejtësi: “Jeta doja të jepja një ti vetë s’përfiton gjë nga ky urdhër, por të paktën do ndjesh kënaqësinë e të informuarit personat që ti do për të përfituar këtë shumë.

Të gjithë ata persona që kanë fëmijë deri në 10 vjec, kanë mundësi të tërheqin një dhuratë nga qeveria për Ditë Vere me shumën 5000 lekë të reja. Duke paraqitur një certikatë personale të fëmijës dhe një familjare, por me vulë të njomë jo nga e-albania. Kjo është e vlefshme deri me 14 Mars, dmth çdo kush mund të shkojë që sot për t’a terhequr!”. Telegrafi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME