Ambientalisti Sazan Guri po i kalon pushimet në Sarandë ku vazhdon të bëjë zbulime të mëdha. Së fundmi, ai ka postuar një video nga banesa e mikut të tij, ku po punon për studimet e reja. Guri shprehet se gjiza dhe dhalla janë prodhime vetëm të Shqipërisë, të cilat meritojnë statusin e UNESCO-s, si trashëgimi. Ai thotë se pasi të merren në mbrojtje nga UNESCO, në Shqipëri do të vijnë 30 milionë turistë, direkt për ti provuar. Ndërkohë, mendohet që momentalisht Guri ka nisur një studim për përsheshin me kos.
Categories
Lajme