Categories Lajme

“Hajde se ndodhi hataja’”, vëllai i vrau gruan, flet bashkëshorti i Migena Sinanit: Fëmijët s’e kuptojnë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Shkozë të Tiranës, ku 44-vjeçari Roland Sinani ka vrarë kunatën dhe më pas veten.

Bashkëshorti i Migenës, Erjon Sinani në një prononcim për ABC News, ka thënë se në momentin e ngjarjes ka qenë në punë.

Ai ka theksuar se lajmin e ka marrë nga prindërit të cilët i kishin thënë hajde se në shtëpi është bërë hataja e madhe.

Kam 5 vite i martuar kemi dy fëmijë, djalin 4 vjeç dhe goca afër dy vjeç si ka mbushur akoma. Nuk ndodhesha në shtëpi, isha në punë dhe më erdhi një mesazh nga prindërit, i kishin rënë telefonit, por nuk punonin linjat, kur mora mesazhin i mora në telefon dhe më thanë se hataja e madhe kishte ndodhur, janë vra dy vetë në shtëpinë tonë, ç’të shihja, policia gjak, vëllain të shtrirë në tokë. Gjendja e tij ka qenë normale, ka qenë dikur në depresion, por kohët e fundit ka qenë mirë”, ka thënë ai.

Ju punoni taksist, gjithmonë natën?

Po natën, punoja natën për fëmijët, po mundoheshim me mbledh pak lekë më i siguri jetesë shtëpia është e amortizuar komplet, ka shumë lagështirë.

Mendoni se kushtet e vështira e ka çuar në këtë akt vëllain tuaj?

Nuk di ca të them

A punonte ai?

Po, shumë punonte, për të siguruar lekë për të blerë një shtëpi.

Keni një apel? Për shkak të asaj ç’ka ndodhi, një ndihmë për fëmijët tuaj?

Një shtëpi të jetoj normal, që fëmijët mos më sëmuren.

Migena ka pas konflikte?

Jo nuk ka patur probleme. Nuk e di si ndodhi.

Po fëmijët?

Fëmijët ndodhen te njerëzit e nuses. I mbajnë ata. Janë të vegjël s’e kuptojnë këtë gjë. Lodra duan, shëtitje. Ata më kanë dhënë mbështetje të plotë. Ata kanë mbetur tani.

Ndërkohë kujtojmë se 44-vjeçari e kishte vrarë me armë zjarri kunatën e tij në dhomën e gjumit e cila ndodhej në gjumë bashkë me vajzën e saj të mitur. E para që ka dëgjuar krismat ka qenë nëna e Rolandit, të cilës i ka pohuar se ka vrarë nusen e vëllait dhe më pas në oborr ka vrarë dhe veten.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME