Categories Lajme

Hajduti i kthen makinën çiftit të sapomartuar, bashkë dhe me fustanin e nusërisë

“Jam hajdut, por edhe unë kam një zemër”, ky është shënimi i lënë brenda një makine të vjedhur nga një çift i sapomartuar në via Zara, në Foggia.

Pas martesës së kremtuar në komunë, një çift të sapomartuarish kishin vendosur të kalonin natën në një hotel pranë stacionit hekurudhor Foggia, ku parkuan makinën, brenda së cilës ndodheshin fustani i nusërisë dhe kostumi i dhëndrit dhe djalit të çiftit.

Mirëpo në mëngjes, makina e çiftit ishte zhdukur bashkë me rrobat e tyre, të cilat do të donin t’i kishin kujtim për gjithë jetën.

Teksa rasti u denoncua në polici, ku çifti i shqetësuar rrëfeu përjetimet e ngjarjes fill pas një dite të mbushur plot me lumturi, karabinierët gjetën një makinë të braktisur pak më tutje nga vendi ku ishte parkuar makina e çiftit.

Në këtë moment polici, vuri re nga xhami i makinës së braktisur veshjet ceremoniale dhe menjëherë kuptoi se ishte makina e vjedhur në natën e së shtunës dhe të dielës së kaluar nga një çift i sapomartuar.

Në makinën e braktisur, hajduti i cili kishte vjedhur makinën dhe më pas e kishte lënë në mes të rrugës kishte edhe një shënim për çiftin: Jam hajdut por edhe unë kam një zemër

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME