Categories Lajme

Hedhja e insektit që lufton ‘grerëzën e zezë’ të gështenjave në Shkodër, Rama: Metodë e certifikuar nga BE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video ku tregon se ka nisur fushata e hedhjes së insektit që lufton ‘grerëzën e zezë’ të gështenjave. Kreu i qeverisë tregons e fushata ka nisur ditën e sotme në Reç të Shkodrës, duke theksuar se kjo metodë është e certifikuar nga BE.

“Nisi sot në zonën e Reçit Shkodër, fushata e hedhjes së insektit që lufton ‘grerëzën e zezë’ të gështenjave. Kjo metodë e certifikuar nga BE siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti shumë të kërkuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar”, shkruan Rama.

Mësohet se e pranishme në nisje të fushatës ka qenë edhe Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi, duketheksuar se hedhja e këtyre insketeve duhet të vijojë për një periudhë 5 deri në 7 vite.

“Mbrojtësi biologjik është jo shumë e hapur. Është prodhuar në Amerikë dhe Japoni dhe vjen e shpërndahet në Europë. Beteja për ta siguruar nuk është shumë e lehtë, Shqipëria duhej të ishte përgatitur për këtë gjë. Unë jam angazhuar personalisht ta çoj këtë deri në fund, të gjitha rekomandimet ndërkombëtare thonë që ky mbrojtës duhet ët ketë një vazhdimësi në përhapje 5 deri në 7 vjet”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME