Categories Lajme

Heqja e akcizës së naftës për fermerët drejt konkretizimit/ Gati ligji, zbatimi nga viti që vjen

Qeveria pritet të reduktojë nga barra e taksave naftën që përdorin fermerët. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, gjatë një interviste në medie tha se nisma për të hequr akcizën e naftës do të konkretizohet shumë shpejt.

“Ne jemi duke punuar në këtë drejtim, por po bëjmë disa kalkulime për skemën që do të përdorim dhe shumë shpejt do të japim lajmin e mirë për të gjithë fermerët, të cilët do të lehtësohen nga barra e taksave të karburantit”, tha Çuçi. Ministri tha se do të përfitojnë të gjithë ata që punojnë tokën me makineri.

“Do të përfitojnë të gjithë ata që punojnë tokën me makineri. Kjo kategori do të marrë çmimin e naftës të reduktuar. Nisma do të zbatohet në vitin e ardhshëm”, u shpreh ai./a.gjonaj.Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME