Categories Lajme

Himarë/ Inaugurohet qendra e re e pushimit për personat e moshës së tretë

Burrat dhe gratë e Shtëpisë së të Moshuarve Tiranë, po kalojnë pushimet në qendrën verore të Palasës në Himarë, në një nga zonat më të bukura të vendit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Ogerta Manastirliu njoftoi sot hapjen e qendrës së re për personat e moshës së tretë.

Kjo strukturë do të shërbejë si qendër ditore komunitare por edhe si shtëpi pushimi për të moshuarit e vetmuar që janë në institucionet e kujdesit shoqëror në të gjithë vendin.

“Një godinë e rrënuar në Palasë, me investimin e Qeverisë është transformuar në një qendër komunitare për moshën e tretë. Sot jemi këtu për ta hapur këtë qendër model, që do t’ju shërbejë të moshuarve të vetmuar dhe të braktisur që jetojnë në institucionet tona të kujdesit social, të cilët do të mund të kalojnë pushimet e verës, por do të shërbejë edhe për komunitetin dhe grupet në nevojë si qendër komunitare ditore”, tha Ministrja Manastirliu gjatë hapjes së qendrës së re komunitare për moshën e tretë në Palasë.

Të parët që pushuan në qendrën e re të Palasës ishin vizitorët e Shtëpisë së të Moshuarve nga Tirana.

“Jemi sot me grupin e parë të të moshuarve që po frekuentojnë këtë qendër, të cilët kanë ardhur nga Shtëpia e të Moshuarve Tiranë dhe do të kalojnë pushimet e veres në qendrën e re të Palasës që të moshuarit pa përkrahje, të mund të kalojnë disa ditë pushimi në natyrën e mrekullueshme të kësaj zonë”, tha Manastirliu.

Ky investim i qeverisë që na shërben edhe si qendër komunitare për ata që kanë nevojë për shërbime, siç janë të moshuarit apo kategori të tjera sociale”, tha kryetar i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Qendra e re komunitare për moshën e tretë në Palasë është një investim i qeverisë shqiptare me vlerë  82 milion lekë, që ka shndërruar një ambient të braktisur dhe të rrënuar prej vitesh, në një qendër komunitare moderne, me standarde bashkëkohore, që do t’i shërbeje të gjithë të moshuarve të qendrave të kujdesit social në të gjithë vendin, por edhe grupeve të tjera sociale, si fëmijëve pa përkrahje, grave në nevojë.

Kjo strukturë e re ka kapacitet me 37 shtretër, me 13 dhoma, me pajisje moderne, e ndërtuar me infrastrukturë bashkëkohore, bazuar në standardet e përkujdesit shoqëror për të moshuarit në institucionet publike dhe jopublike, ku i është dhënë rëndësi jo vetëm ofrimit të shërbimeve bazë por edhe krijimit të mundësive për aktivitete rekreative.

Qendra ka bibliotekën, sallën e kinemasë, sallën e aktiviteteve, dhe disa ambinte të tjera të përbashkëta për të kaluar kohën e lirë të moshuarit që janë në qendrat rezidenciale publike. Investimi i bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk ka synuar vetëm përshtatjen e infrastrukturës, por dhe personelin e kualifikuar që i shoqëron të moshuarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME