Categories Lajme

Hipokrizi Shqiptare ! Patriot një fund javë në vit!

Nga Lirim Mucollari

Ka 6-7 ditë që kemi kaluar festën e pavarsisë dhe çlirimit të atdheut.

Ufffffff sa të bukura ishin ato ditë. Duke filluar që nga rrjetet sociale me statuse dhe foto profili (unë vendosa mos të postoja gjë). Flamuj Kuq e Zi në çdo anë. Ambient që të bën të ndjehesh krenar (realisht kemi flamurin më të bukur në bot).
Flamuj nëpër ballkone, flamuj mbi makina, flamuj mbi supe njerzish që kalonin të entuziazmuar në rrugë. Ufffffffff darka! Darki ishte një mrekulli komplet. Festa nëpër lokale, muzika live, dj ritëm gjithë andej.
Vendosa dhe unë të dalë një nga ato netë. Realisht mu mbush zemra kur shikoja atë atmosferë aq të bukur.
Dhe festa vazhdon. Nëpërmjet rrjeteve sociale shikoja dhe shumë ambiente të tjera festive. Çuditërisht smë kapi veshi AS NJË KËNGË PATRIOTIKE pa le më për të folur për HIMNIN E FLAMURIT sbëhet fjalë të dëgjohet nëpër festa të tilla.
Dhe një ditë në vit që duam të tregohemi patriot e djallosim me festat e shfrenuara nën RITMET LATINE, ndonjë HITI ANGLEZ, nën RITMET BULLGARE, TURKE, ROMUNE, BALADA ITALIANE, tek tuk ndonjë ZEBEQIKO GREKE.
Po muzika shqiptare ku është? Ku është FOLKLORI ynë. Pse mos të vallzojmë SHQIP?? Pse mos të vallzojmë me vallen e TROPOJËS, me vallen e KUKSIT, me treshe VLONJATE, me KATJUSHKË ÇAMËRIE, me POGONISHTE JUGU, me NAPLON TË SHQIPËRIS TË MESME, me POTPURI SHKODRANE, me RTMET E LODRAVE TË MALSISË, pse të mos VALLZOJMË ME SERENATAT KORÇARE, pse të mos tërbohemi me rrokun e (DJEMVE TË DETIT, TON DEDËS, SANDËR GJOKËS, REDONIT, ADHURIMIT, JORGAQIT, MANCAKUT, BUSHPEPËS etj etj)?
Pra të dashur patriot me flamuj mbi supe dhe makina ose bëheni siç duhet ose DHITENI fare mos e bëni hiç.
Respektoni atheun çdo ditë jo vetëm një natë.
Respektoni duke mbajtur pastër ambientin rreth lagjes ku jetoni.
Mos lejoni tju vjedhin politikanët.
Mos lejoni tju përbuzin nëpër botë.
Mos lejoni tju vriten fëmijët në lagje.
Mos lejoni mësues pedofilë ti japin dije fëmijës tuaj.
Mos lejoni mjek që ju vdesin po sju dhatë gjë.
Mos lejoni që diplloma juaj të myket në sirtar.
Mos lejoni policin tju trajtojë si kafshë.
Mos i prishni rrugët, parqet, natyrën.
Mos lejoni bizneset të tallin bythën me çmimet.
Mos lejoni që fermeri juaj të trajtohet si skllav.
Dhe shumë “mos lejime” të tjera.
Kështu respektohet ATDHEU DHE FLAMURI!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME