Categories Lajme

Historia e dhimbshme e të riut me talasemi/ Është 30, por duket si 13-vjeç

Talasemia është një nga sëmundjet me më shumë vështirësi në Shqipëri, shkas është bërë mungesa e gjakut. Kryesisht kjo sëmundje është e zhvilluar më së shumti në zonën e Myzeqesë.

Edhe në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, ditën e sotme u trajtua rasti i një djali nga Lushnja. Xhanin Feka është 30-vjeçari, i cili në pamje të parë duket si një 13-vjeçar. Në një lidhje direkte me Skype, ai tregoi si nisi historia e tij me talaseminë, vështirësitë që has nga mungesa e gja kut deri tek pasionet e tij.

“Historia ime nisi në moshën 3-vjeçare kur prindërit e mësuan. Ndërsa tani po bëj 27 vite se jam 30-vjeç. Brenda një muaji duhet të shkoj dy here në spital. Varet nëse banka e gjakut ka mungesa apo nuk ka. Gjendja ime përkeqësohet kur mungon. Në muaj unë mund të kem nevojë dy herë, varet nga gjendja. Gjatë pandemisë, mundohemi në maksimum të ndjekim rregullat me maska e dorashka. Prindërit e mi nuk mund të dhurojnë gjak se janë në moshë madhore, por vijnë shokët, miqtë”, tha ai.

Sakaq, Xhanini i bëri thirrje gjithë shqiptarëve të dhurojnë gj ak, sepse për ta është jetike.

“I bëj thirrje shqiptarëve të dhurojnë gjak, se merr vetëm 10 min kohë ndërkohë ne na kushton 10 ditë jetë. Unë për momentin jam i papunë, ndërsa pasionet e mia janë kompjuterike, pra teknologjia”, shtoi djali.

Më tej, foli edhe mjeku transfuziolog dhe përgjegjësi i bankës së gjakut në Lushnje Dr. Endrit Susaj, i cili theksoi se zona e Myzeqesë mban një ‘rekord’ me 117 pacient për sa i përket talasemisë dhe numrin më të lartë e ka qyteti Fierit.

“Ne duhet të pranojmë që nuk e kemi pjesë të kulturës sonë të dhuruarit gjak. Problem për sigurimin e gjakut qendron se këta nuk e marrin gjakun vetëm nga grupi i tyre sepse duhet të marrin edhe në sistemet e tjera të gjakut. Gjetja e gjakut për pacientët është shumë e vështirë. Në qoftë se të dy prindërit janë mbartës, kuptohet me një analizë, e cila nuk kushton shumë. Nëse ata marrin riskun e një shtatzënie, behet një anzlizë dhe shikohet nëse foshnja e ka të trashëguar. Pastaj zgjedhja i mbetet atyre, por unë në asnjë mënyrë nuk rekomandojë abortin”, u shpreh doktori.

Më tej, ai tha se talasemia nuk është e përhapur vetëm në zonën e Myzeqesë, por edhe në qytete të ndryshme, madje edhe në Itali.

“Edhe në Maliq ka edhe Korça edhe Shkodra. Di të them që talasemia është e përhapur edhe në Italinë. Arsyen nuk e di, ndoshta janë bërë martesa atje. Studimi që është bërë në myzeqe tregon se janë autoktonë mbartës”, përfundoi Susaj. Marrë nga Abc News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME