Categories Lajme

Historia e pabesueshme e njeriut më me fat në botë

Shumë njerëz lindin me fat, ose të paktën kanë fat gjatë një pjese të madhe të jetës së tyre. Nga ana tjetër, ka raste që duket se personi është i mallkuar nga fati i keq që e shoqëron. Rasti i Frane Selak është për studim, pasi ky burrë ka shmangur vdekjen plot shtatë herë dhe më pas ka fituar lotarinë në moshën 74-vjeçare.

Kroati, i cili ka lindur në vitin 1929, kuptoi që ishte me fat kur në vitin 1962, vagoni i trenit në të cilin ndodhej ra në një lumë, duke vrarë të 17 pasagjerët brenda, përveç tij. Një vit më pas, dera e avionit me të cilin po udhëtonte u shkëput. Frane ra, por për fatin e tij të mirë në një mullar kashte. 19 udhëtarët e tjerë nuk e patën këtë fat, duke humbur jetën kur avioni u rrëzua disa kilometra më larg.

Tre vjet më vonë, në vitin 1966, i mbijetoi një aksidenti të rëndë me autobus, me mjetin që humbi kontrollin dhe ra nga ura. 4 viktima nga ky aksident, ndërsa Selak shpëtoi duke dalë në breg të lumit me not. Pas 4 vitesh “pushim”, Frane mbijetoi në një tjetër aksident, kësaj radhe me makinën personale, që mori flakë papritur. Kroati doli shpejt nga makina, që pas 30 sekondash shpërtheu.

Tre vjet më vonë, motori i makinës së re që bleu, shpërtheu kur ai po punonte me të. Rezultati, vetëm djegie te flokët dhe asnjë dëmtim i rëndë në kokë. Në vitin 1995, Frane u përplas nga një autobus teksa po kalonte rrugën, por çuditërisht pati vetëm lëndime të lehta.

Një vit më vonë, në vitin 1996, ai i shpëtoi një përplasjeje të shumëfishtë me një kamion të Kombeve të Bashkuara, duke u hedhur nga automjeti në një greminë, por i shpëtuar nga degët e një peme. Historisë së Frane Salek, e denjë për një film hollivudian, i mungonte “qershia mbi tortë”. Dhe ajo erdhi në vitin 2003, vetëm dy ditë pas ditëlindjes së tij të 74, kur fitoi 800 000 euro në lotari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME