Categories Lajme

Holanda dislokon ushtrinë, viktima në Gjermani dhe Belgjikë nga moti i keq

Holanda ka dislokuar ushtrinë, ndërkohë që përmbytje të mëdha goditën rajonet e saj kufitare me Gjermaninë. Dhjetëra njerëz u detyruan të largohen për arsye sigurie në provincën juglindore të Limburg, ndërsa janë vendosur në ambiente sportive dhe hotele.

Trupat u dërguan për të mbrojtur banorët prej vërshimit të ujit nga shirat e rrëmbyeshëm që çuan në përmbytjen e një numri të madh të bodrumeve, apartamenteve dhe lokaleve të biznesit. ”Qindra familje nuk kanë energji elektrike dhe shumë pjesë të sistemit të autostradave holandeze janë të mbyllura”, theksuan autoritetet.

Dy të vdekur është bilanci i përmbytjeve shkatërruese në provincën e Liezhit, në lindje të Belgjikës.

Guvernatorja e provincës, Catherine Delcourt, përmes një deklarate theksoi se ka ende disa persona të zhdukur. Për disa ditë, shirat e rrëmbyeshëm kanë rënë në këtë rajon, i cili është vendosur në gatishmëri maksimale. Shirat kanë përmbytur shtëpi, ferma dhe impiante industriale. Lumi Meuse, i cili kalon përmes Liezhit dhe Mastrihtit rrezikon të tejmbushet.

Të paktën 33 viktima dhe dhjetëra të zhdukur është bilanci aktual në perëndim të Gjermanisë për shkak të përmbytjeve dhe shirave të vazhdueshëm gjatë gjithë natës, sipas një deklarate të policisë.

Një numër i madh shtëpish rrezikojnë të shemben në Schuld, në shtetin e Rhineland-Palatinate.

”Reshjet e mëdha të shiut në të gjithë Gjermaninë Perëndimore shkaktuan dëme në prona, mbyllje autostradash, evakuime masive dhe disa viktima gjatë natës”, deklaroi policia e landit.

Gjatë operacioneve të shpëtimit humbën jetën edhe dy zjarrfikës në rajonin e Maerkischer Kreis në shtetin e North Rhine Westphalia. ”Stuhi të dhunshme përfshinë Gjermaninë, veçanërisht në perëndim”, njoftuan autoritetet lokale, që presin më shumë reshje në ditët në vijim.

Në Nordrhein-Westfalen, rajoni më i populluar i Gjermanisë, reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan dëme të mëdha, veçanërisht në disa azile të moshuarish.

Në disa lokalitete, uji nëpër rrugë arriti deri në një metër lartësi.

Në Hagen, sipas shërbimeve të urgjencës, përrenjtë dolën nga shtretërit e tyre duke zhvendosur grumbuj mbeturinash, që bllokuan rrugët. Rajonet fqinje të Saar dhe Rhineland-Palatinate, si edhe Mecklenburg-Vorpommern (në verilindje) janë në gatishmëri për stuhi. Landet e tjera veriore gjithashtu pritet të përjetojnë stuhi, të shoqëruara nga shira të rrëmbyeshëm dhe breshër

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Maj 2024

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat mafioz çiftit shqiptar në Athinë. Vritet armiku i Ervis Martinajt, plagoset gruaja

Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Greqi, ku protagonistë janë sërish shqiptarët. Mediat helene…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin kokainë në Itali, arrestohen disa shqiptarë, mes tyre dhe një çift bashkëshortësh (EMRAT)

Policia italiane ka arrestuar 8 persona për shitje kokaine dhe mes tyre 3 janë shqiptarë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Është arratisur? Majmuni del xhiro në Tiranë, qytetarët shtangen

Një video e bërë në Sauk ka shkuar menjëherë virale në rrjete sociale. Një majmun i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arkeologët zbulojnë një pishinë të shekullit të parë në Durrës

Gërmimet arkeologjike në oborrin e shkollës “Gjergj Kastrioti” të Durrësit, e cila  pritet t’i nënshtrohet…

LEXO ME SHUME