Categories Lajme

Humbi jetën duke shpëtuar nga mbytja dy 15-vjeçarët, zbardhet dëshmia e vëllait të Anrit

Një ditë më parë një ngjarje tragjike u shënua në Durrës, ku 18-vjeçari Anri Kashikut humbi jetën, pas përpjekjes për të shpëtuar nga mbytje vëllanë e tij më të vogël dhe një tjetër bashkëmoshatar të tij.

Vëllai i Anrit, ka dëshmuar në polici duke treguar se si ndodhi ngjarja e rëndë. Ndër të tjera ai ka thënë se deti ishte i trazuar dhe dallgët nuk i linin që të ktheheshin, e për këtë kanë kërkuar ndihmën e Anrit.

“Shkuam ne det me komshiun qe e kam edhe shok dhe me vellain tim me te madh. Atje kemi edhe shoke te tjere qe punojne tek plazhi, kamariere dhe te cadrat. Une dhe shoku im u futem per tu lare ne det. Notin e dim shume mire se shkojme shpesh ne plazh dhe kryesisht aty ne ate zone. Ecem pak thelle sepse aty ne breg ishte deti trubullt. Deti kishte shume dallge. Shkuam disa metra larg, por kur po ktheheshim dallget nuk po na lejonin te dilnim, na terhiqnin ne thellesi. Aty po therrisnim, ndihme-ndihme po spo na degjonte njeri pasi kishte shume ere te forte. Na pa shoku vellait qe punon te cadrat. 

Ne ishim ne gjendje te renduar pasi dallget po na rrembenin dhe po pinim shume uje pasi na zhysnin. Erdhi Igli (roja) me vellain me shpejtesi dhe mbas ture edhe nje pedalone. Na ngjiten larte ne barke dhe pastaj na nxorren ne breg. Ne momentet qe hipem ne barke, po permbytej edhe barka dhe me veshtiresi kemi dale ne breg nga cka mbaj mend. Nderkohe vellai nuk arriti te ngjitej ne barke. Me pas na derguan ne spital. Vone e morem vesh se ishte mbytur vellai. Te gjithe dinim shume mire not se jemi banore te zones dhe e kemi afer detin. Nuk e di si ka mundesi qe vellai ska mundur te dale ne breg”, është shprehur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME