I pastrehë në Shtetet e Bashkuara burri që jeton nën një urë ka treguar historinë e hidhur se si shpërthimi i coronavirusit e la atë pa punë dhe pa shtëpi.
Sipas medieve të huaja, Eric Phillip Gordon fle në makinën e tij Ford Expedition SUV, që qëndron i parkuar nën një urë në Houston Teksas, pasi humbi punën e tij si agjent i shitjes për gjatë muajit mars për shkak të pandemisë. Ai është një nga shumë njerëz që jeton në qytetin e improvizuar me tenda ndërsa numri i të pastrehëve rritet në të gjithë SHBA-në për shkak të coronavirusit.
“Ne dikur shihnim njerëz të pastrehë derisa u bë pothuajse një klishe”, shpjegoi Eric. “Pasi humba punën dhe shtëpinë tani jetoj në makinën time, poshtë një ure, në Houston”, rrëfen ai. “Jam shumë i trishtuar. Jam i izoluar dhe gjendëm i vetëm”, thekson amerikani.