Categories Sport

Momentet e pabesueshme/ Si del në mes të flakëve piloti i Formula 1, çastet dramatike, kur askush nuk po iu besonte syve

Një aksident i frikshëm ndodhi sot në nisjen e Çmimit të Madh të Bahreinit në Formula 1. Në kthesën e tretë të xhiros së parë, piloti i Haas, Romain Grosjean, humb kontrollin e makinës pas një prekjeje me një makinë tjetër dhe përplaset me muret mbrojtëse. Në momentin e përplasjes, njëvendëshja merr flakë dhe ndahet në dysh, me garën që ndërpritet menjëherë. F1 njoftoi se piloti francez ka shpëtuar duke dalë shumë shpejt nga makina në flakë, ndërsa regjia dha pamjet e tregojnë pilotin në makinën e sigurisë, duke folur me komisarët e pistës.

Skuadra Haas bëri me dije se piloti fatmirësisht ka pësuar vetëm djegie të lehta në duar dhe kavilje. Siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme, ajo që ndodh me pilotin është një mrekulli, çast i cili ka mbajtur me zemër në dorë të gjithë ata që ishin duke ndjekur garën. Grosjean shihet i tronditur ndërkohë që pamja e tij kur del në mes të flakëve, do të mbetet e paharrueshme për të gjithë. Në fund të garës, çmimin e madh të Bahreinit e fitoi Luis Hamilton.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME