Categories Lajme

I akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Apeli burg përjetë kopshtarit Festim Bexhdili

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar ka lënë në fuqi vendimi për Festim Bexhdilin. Ky i fundit kishte ankimuar vendimin.“Deklarimin fajtor të të pandehurit Festim Bexhdili për kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi apo mbajtja peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, e kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 109/3 – 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftim.

Bexhdili, ishte kopshtar i resortit Golden në Pjezës Shijak, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i torturuar i Jan Prengës.

Jan Prenga u rrëmbye janarin e 2020. Urdhrin për rrëmbimin sipas SPAK e dha Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi.

Rrëmbimi erdhi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një kontejner me drogë në Britaninë e Madhe. Sipas SPAK, Festim Bexhdili e dinte vendin ku kanë groposur trupin e Jan Prengës, por nuk e tregon atë.

NJOFTIMI:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Iliriana Olldashi (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 20.03.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 25 akti, datë 07.02.2022 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/i pandehuri Festim Bexhdili., kundër vendimit nr. 53, datë 29.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi apo mbajtja peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, e kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 109/3 – 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 278/4 – 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për kryerjen e veprës penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës’ e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 303 – 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, e parashikuar nga neni 333/a parag. 2 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

Në bazë të nenit 55 të K.Penal, mbi caktimin e dënimeve për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit F.B. me burgim të përjetshëm.

Në bazë të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, nenet 15, 16 pika 1 gërma “a” i tij, këtë dënim i pandehuri F.B. ta kryejë në një institucion të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit O.T., për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 301 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “c” dhe 262/2 të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” e caktuar ndaj të pandehurit O.T. me vendimin nr. 27 dt.  26.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të caktuar.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 53, datë 29.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME