Categories Lajme

I ati e la të ëmën dhe i mbajti daja, Juliani e surprizon në emision

Humbja e familjarëve është tragjedia më e madhe që mund të përjetojë një individ, aq më tepër kur ndodh në moshë të re duke u kthyer në një plagë të vështirë për tu shëruar. Mbrëmjen e sotme në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur Juliani i cili ndau me publikun historinë e tij të trishtë.

Juliani në studio rrëfeu se kishte ardhur në jetë si fryt i një dashurie që nuk ia kishte dalë mbanë t’i triumfonte kohës dhe vështirësive. Nëna e tij shumë vite më parë kishte rënë në dashuri dhe kishte vendosur që të martohej. Ajo kishte mbetur shtatzënë, por pikërisht kjo shtatzëni ishte kthyer dhe në motivin e divorcit dhe braktisjes së saj nga bashkëshorti. Në pritje të një fëmije dhe totalisht e vetmuar ajo kishte vendosur të kthehej në shtëpinë e familjes së saj.

Familjarët jo vetëm që e kishin mbështetur mamanë e Julianit, por ishin shndërruar në strehën kryesore edhe të Julianit që do të vinte më pas në jetë. Kishin qenë pikërisht gjyshërit, daja edhe gruaja e tij, që jo vetëm ishin kujdesur për Julianin, por ishin shndërruar në shtyllën kryesore në formimin e tij si individ.

Fatkeqësisht tragjedia për familjen e Julianit sapo kishte nisur, pasi si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, nëna e tij kishte ndërruar jetë. Sikur të mos mjaftonte kjo, gjyshi, gjyshja dhe gruaja e dajës kishin ndërruar jetë njëri-pas tjetrit brenda një kohe shumë të shkurtër duke i lënë Julianin dhe dajën e tij, Lekën, të vetëm.

Kohët e fundit Leka është ndjerë i vetmuar dhe prandaj për këtë arsye Juliani ka zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për ta falënderuar atë që u bë një baba i dytë, por dhe për t’i dhënë kurajo e për t’i treguar që nuk është i vetëm.

“Dua të të falënderoj për çdo gjë që ke bërë për mua. Shpresoj që me këtë surprizë të të rikthej sado pak buzëqeshjen. Humbjet që na ndodhën ishin të vështira, por dua që te jesh i fortë, sepse do jemi gjithmonë krah njëri- tjetrit për të vazhduar përpara!”, ishte mesazhi i Julianit për dajën e tij.

Nga ana tjetër e studios, Leka i përlotur tregoi se sa e vështirë ka qenë për të jeta pas humbjes së njerëzve të tij më të dashur dhe tha: Nuk e imagjinoja dot humbjen e motrës e jo më të babait, nënës, e gruas. Nuk e kam menduar kurrë se si do t’i përballoja.

Ai ka thene se “te edukosh nje femije nuk eshte fare e lehte por te edukosh nje femije si Juliani eshte shume e lehte pasi ai ka qene gjithmone shembullor”. Ai gjithashtu shtoi se jo te gjithe njerezit jane dashamires dhe ka pasur nga ata qe i kane thene se perse nuk e çon Julianin tek i ati, e ai u ka thenese “Juliani e ha buken ne shtepine time, jo ne tuajen”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME