Categories Lajme

I kërkuan fqinjit të ndalonte të shtënat, 39-vjeçari u shkon në banesë dhe vret 5 prej tyre

Pesë persona u vranë nga të shtënat në një shtëpi në Teksas në qytetin e vogël të Cleveland. Mediat ndërkombëtare raportojnë se të prekurit ishin në shtëpi kur u sulmuan nga një burrë me një pushkë automatike të tipit Ar-15. Tre prej tyre u dërguan në spital. Mes viktimave është edhe një djalë tetë vjeçar dhe një vajzë 15-vjeçare.

Sipas hetuesve të shtënat ndodhën pasi banorët i kërkuan një fqinji të ndalonte të shtënat në oborrin e tij, pasi fëmijët po flinin. Ky i fundit ka reaguar duke shkuar te dera e shtëpisë së tyre dhe ka nisur të gjuajë me një pushkë gjysmë automatike të tipit Ar, duke vrarë një burrë, një djalë tetë vjeçar dhe tre gra, dy prej të cilave dyshohet se kanë tentuar të mbrojnë djalin me trupat.

Autori i masakrës është ende në arrati, por tashmë është identifikuar. Ai është Francisco Oropeza, 39 vjeç, si ai dhe viktimat e tij janë të gjithë nga Hondurasi. Autoritetet, pasi siguruan një video që tregonte atë duke iu afruar derës me një Ar-15, e kanë akuzuar për pesë vrasje dhe kanë filluar kërkimet.

Policia po përdor qen dhe një dron në gjueti për të dyshuarin, i cili besohet se fshihet në një pyll aty pranë.

Incidenti erdhi disa ditë pasi nëntë persona u plagosën në një të shtëna gjatë një feste adoleshentësh në Teksasin perëndimor.

Dy javë më parë, katër të rinj u qëlluan për vdekje gjatë një feste të ditëlindjes së një 16-vjeçari në Alabama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME