Categories Lajme

I moshuari italian në Durrës: Më ndihmoni të marr lejen e qëndrimit, s’dua të kthehem në Itali

Teksa shumë shqiptarë mundohen të largohen nga vendi, të shumtë janë pensionistët italianë duan të kalojnë pjesën tjetër të jetës në Shqipëri, konkretisht në qytetin e Durrësit. I tillë është rasti i sicilianit Scifo Sebastiano, të cilit i pëlqen shumë Shqipëria, pasi me të ardhurat mujore nga shteti Italian mund të përballojë koston e jetesës në një shtet të huaj.

Mirëpo marrja e lejes së qëndrimit nga autoritetet shqiptare është e vështirë, ndaj Sebastiano kërkon ndihmën e kujtdo që mundet për ta përfituar atë dhe për të mos u kthyer më në Itali. “Jam Scifo Sebastiano, sicilian. Dua të iki nga Italia, s’mund të rri sepse për pensionistët është e vështirë. E provova të vij në Shqipëri.

Shqipëria më pëlqen shumë por kam shumë vështirësi për marrjen e lejes së qëndrimit. I kam të gjitha dokumentet nga ministria, por dikasteri më thotë që duhet të kesh rezidencën këtu në Shqipëri.

Unë kam kontratën e qiras dhe rezidencën, por duhet leja e qëndrimit. Nëse unë nuk kam një llogari bankare nuk më japin lejen e qëndrimit.

Unë do doja shumë të rrija këtu në Shqipëri sepse më pëlqen. Do mjaftonin 100 pensionistë në Durrës, që mund të sillnin rreth 1 milion euro në vit. Jam i detyruar të kthehem në Itali sepse kam shumë shumë probleme. I lutem kujtdo që të më ndihmojë që të marr këtë leje të bekuar qëndrimi sepse ndryshe jam i detyruar të kthehem prap në Itali.”, thotë ai për “DurrësLajm”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME