Categories Lajme

I refuzohet viza amerikane të dashurës së kry eministrit anglez

SHBA i ka refuzuar vizën të dashurës së kryeministrit britanik, Boris Johnson. Carrie Symonds u ndalua të hyjë në Amerikë pasi u zbulua se shkoi në Somaliland në 2018. Kërkesa e 31-vjeçares u refuzua pasi ajo aplikoi të shkonte në SHBA.

Ajo iu ndalua të hynte në Amerikë sepse shkoi në vendin e Afrikës Lindore që aktualisht ndodhet në një luftë civile. Gjatë udhëtimit Symonds u takua me presidentin e vendit Muse Bihi Abdi ku raportohet se diskutuan çështjet e grave dhe ndotjen e detit.

Mbretëria e Bashkuar ka marrëdhënie diplomatike me Somaliland që kur u nda me Somali, por SHBA nuk ka. Kur aplikojnë për viza vizitorësh, të njohur edhe si Estas, njerëzit pyeten nëse kanë qenë në Irak, Siri, Iran, Sudan, Libi, Somali ose Jemen në ose pas 1 Marsit 2011.

Nëse kanë qenë në ndonjë prej atyre vendeve, atëherë Esta i refuzohet. Ndërsa e dashura e kryeministrit anglez do udhëtonte drejt SHBA si pjesë e punës së saj me Oceana, një grup ambientalist me bazë në SHBA.

Për shkak se Symonds nuk është e martuar me Kryeministrin nuk ka gjasa që Downing Street të ndërhyjë në emër të saj. Johnson është akoma i martuar me gruan e tij të dytë Marina Wheeler, nënë e katër fëmijëve të tij. Vizita e Symonds do zhvillohej ndërsa Boris Johnson do shkonte në samitin e G7 këtë fundjavë në Biarritz, Francë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME