Categories Lajme

I riu emigrant në Gjermani vjen në Tiranë dhe…

“Jam kamarieri që të shërbeva në lokal në Tiranë”, e nisi bisedën në Instagram M.M, një 26-vjeçar, i cili rezulton në skedën e policisë si i akuzuar për gjobëvënie nga një djalë tjetër që prej vitesh punon si infermier në Gjermani.

Ky i fundit kishte ardhur pranë familjes për disa ditë dhe shpesh frekuentonte një bar afër shtëpisë.

Sipas tij, fillimisht kamarieri ka pretenduar se kishte probleme me babain dhe nënën e tij, dhe kallëzuesi në fillim nuk ka pranuar që t’i jepte asnjë vlerë monetare, duke pretenduar se nuk kishte mundësi për ta ndihmuar.

Sipas kallëzuesit, pasi reagimit te tij, kamarieri ka këmbëngulur që kallëzuesi t’i dërgonte me transfertë 250 euro, duke i kujtuar se do të shkonte në shtëpinë e prindërve të kallëzuesit dhe do t’ua merrte vlerën monetare këtyre të fundit.

Pas kësaj përgjigjie që rezulton se ishte fatale, kamarieri i nisi infermierit në rrjetin social dhe në postën elektronike një fotografi të banesës së familjes duke i shkruar “jam para shtëpisë së prindërve”.

I gjendur në këto kushte infermieri i tregoi policisë është frikësuar për jetën e prindërve dhe ndaj është detyruar të nisë shumën prej 250 euro në adresën e M.M. Por kjo rezultoi të ishte fillimi i kërcënimeve.

Ai është gjobitur 67 herë nga i panjohuri i cili përmes kanosjeve përvetësoi 16 mijë euro në total.

Kallezuesi dërgoi para dhe në adresë të motrës së gjobëvënësit, ku krahas adresës së tij elektronike me qëllim dërgimin e parave i ka dërguar dhe një numër telefoni që ai duhet ta përdorte si mjet identifikimi.

Në këto kushte i riu ka udhëtuar drejt Tiranës pasi kamarieri i kërkoi takim në lokal, me kërkesën duhet të më njohësh.

“I kërkova të ndërpriste k ërcënimet ndaj familje ndryshe do njoftoja policinë dhe ai mu lut që mos të reagoja mbasi nuk do më shqetësonte më”, përmend infermieri.

Situata ka zgjatur vetëm një muaj heshtje. Më pas i riu është telefonuar vazhdimisht jo vetëm prej tij por edhe nga një grua me inicialet D.B që pretendonte se ishte e zonja e shtëpisë ku jetonte kamarieri me qira dhe se ai i kishte 1 mijë euro.

“Ka dërguar në emrin e kësaj shtetaseje në tre raste një shumë të përgjithshme prej 859 euro, shumën prej 110 euro, shumën prej 332 euro dhe shumën prej 417 euro”

Sipas kallëzuesit, rasti i fundit që ka dërguar vlera monetare ka qenë kur shtetasi M. M nëpërmjet rrjeteve sociale i ka kërkuar një shumë prej 3.000 euro, me pretendimin se ishte në polici dhe nuk dëshironte të dënohej dhe shumën e mësipërme i’a kërkonte avokati mbrojtës. “

Dosja tregon se nga kqyrja e telefonit të denoncuesit S.A janë të ruajtura dhe të fotografuara dërgesat monetare dhe po ashtu edhe refuzimi i fundit i tij që kundërshton të vijojë me dërgesat. Në këtë komunikim gjobëvënësi e paralajmëron se do shkonte tek i ati dhe tek e motra.

Madje edhe motra e autorit rezulton se grindet me atë (kamarierin) që ditët e fundit shfaqet i shqetësuar duke u shpehur “ një ditë do ndodhte kjo gjë me veprimet q ë bën ti”

Dosja tregon se kamarieri problematik sipas hetuesve që flasin për gazetën “Si” , u kryqezua më pas edhe nga të afërmit e tij. E motra tregon se i vëllai i kishte treguar se një shok i kishte dërguar para nga Gjermania dhe se ajo duhet t’i tërhiqte. Kurse e dashura e tij që u prezantua tek infermieri si pronare banese kujton se prej kohësh e mbante me lekët e rrogës të dashurin M.M që shpenzonte para dhe ëndërronte jetë luksi.

Versioni i “kamarierit” Por kamarieri shprehet se kishte qenë vetë kallzuesi që i dha afrimitet.

“Sipas deklaruesit, infermieri i ka kërkuar numrin e telefonit, pasi dëshironte të komunikonin në rrjetin “Whats app”, por sipas deklaruesit nuk e ka pasur të instaluar këtë program për shkak se nuk kishte telefon të mirë. Sipas kamarierit, për këtë shkak i ka dhënë fillimisht një shumë prej 10.000 lekë për të blerë një telefon të mirë, me qëllim për të komunikuar në programin e mësipërm. Sipas deklaruesit, gjatë komunikimeve, S. A i ka premtuar që do ta ndihmonte për çdo hall që do të kishte, do ta merrte në Gjermani, do t’i gjente një shtepi dhe punë.

Kamarieri thotë se për të gjithë premtimet e mësipërme, fillimisht nuk kuptonte qëllimin e afrimit të S.. dhe në një moment kur ka qënë i mërzitur, i ka thënë se nuk dëshironte më t’i përgjigjej komunikimeve të këtij të fundit, por S. i ka shkuar se nuk ndahej dot nga deklaruesi, duke i thënë se kishte ndjenja nuk shkëputej dot.

Sipas djalit (kamarierit) pas këtij komunikimi nuk është ndierë mirë, është t ronditur dhe marrëdhëniet me të janë ftohur .

Por S.A sërish e ka n gacmuar me “emoji” në rrjetet sociale, duke i dërguar shënja të tilla si: zemra, puthje etj . Sipas djalit duke qënë se ishte i papunë, nuk kishte të ardhura financiare, i ka shprehur shqetësimin S. , i cili disa herë i ka dërguar para dhe pa ja kërkuar ai më parë …/Burimi: Gazeta Si

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME