Categories Lajme

Martohesh nëse e shkel, ku ndodhet në Shqipëri “Guri i nuses” që bën çudira

Sa më shumë të udhëtosh dhe të depërtosh në brendësi të vendeve të ndryshme dhe sidomos të zonave rurale, aq më shumë eksploron dhe zbulon fakte të pathëna dhe të padëgjuara më parë.

Emisioni “Vizioni i Pasdites” i kushton çdo të premte një hapësirë të veçantë jetës në fshat.

Këtë javë është ndalur në Xibër të Matit, ku gazetarja Klevisa Gjika na njeh me “Gurin e Nuses”, që sipas banorëve është fatsjellës për vajzat dhe djemtë beqarë që janë në kërkim të shpirtit të tyre binjak. Bajram Çeka, një nga banorët e këtij fshati na tregon rëndësinë që ka ky gur.

“Sipas gojëdhënave është një nga ato gurë që nusja e kishte duke e transportuar për ta çuar te vendi i kalasë ilire të Xibrit, mirëpo ato që po ndërtonin kalanë thonë që kishte përfunduar kalaja dhe nusja këtë gur e ka zbritur në këtë vend.

Këtu është rruga e karvanit të rrugës së Arbrit. Ky vend quhej Qafë – Qerre ku kalonin nga Maqedonia, Dibra për në Klos dhe kalonin kësaj rruge”, shprehet Çeka.

Në këtë fshat vetëm 27 km larg nga kryeqyteti nuk mungojnë vizitorët për këtë arsye, madje banori Çeka na njeh edhe me mënyrën sesi veprohet që kjo gojëdhënë të funksionojë.

“Nëse djemtë apo vajzat beqare hipin mbi gur dhe më pas rrotullohen tre herë do të martohen. E përdorin si gojëdhënë që të gjithë ata që vijnë këtu. Sillen rreth gurit dhe ngjiten mbi gur, është si një gur me fat për ta”, thekson Bajram Çeka.

Për të shkuar në “Gurin e Nuses” rruga duhet bërë në këmbë nga fshati Xibër. Kurrë më parë nuk ishte folur për ekzistencën e një guri të tillë çudibërës, i cili mbetet në kuadër të një gojëdhëne të transmetuar brez pas brezi, që sipas banorëve ka rezultuar e vërtetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME