Categories Showbiz

Nuk e lejuan të ankorojë jahtin luksoz në Ulqin, revoltohet Emina Cunmulaj: Unë rri një muaj dhe iki, por ju…

Emina Cunmulaj prej disa ditësh ka nisur pushimet me familjen e saj. Së fundmi bukuroshja është ndalur në vendlindjen e saj në Mal të Zi, duke vizituar me jaht vijën bregdetare.

Ditën e sotme ajo ka mbërritur në Ulqin, por aty nuk ka mundur dot të ankorojë jahtin luksoz me të cilin po shëtit në gjithë vijën bregdetare.

Emina ka mësuar se në Ulqin nuk lejohet të ankorohen jahtet e mëdhenj, ndërsa ky rregull nuk vlen për vendet e tjera të Malit të Zi.

Sipas saj ky është një diskriminim për Ulqinin, ku jetojnë një numër i madh shqiptarësh, i cili do të mund të zhvillohet shumë herë më tepër nëse do të shfrytëzohej vija bregdetare.

“A e keni pyetur veten pse ka kaq shumë jahte të mëdhenj në gjithë vijën bregdetare të Malit të Zi përveçse në Ulqin? Tani mësova se agjencitë ju thonë kapitenëve se nuk lejohet që të ankorojnë në Ulqin, nuk kanë leje, kështu faji i kujt është ky? A është ky një ligj apo agjencitë e jahteve kanë futur në listë të zezë Ulqinin? Do arrij në krye të kësaj çështje, sepse nuk është e drejtë dhe nuk është korrekte. Pse nuk mund ta ankoroj jahtin tim në Ulqin?

Dhe për ju që thoni ‘ëoë çfarë problemesh ke’, më besoni ky është problemi juaj më shumë se i imi. Unë jam këtu për 1, 2 muaj dhe pastaj vazhdoj jetoj jetën time.. por për dashurinë që kam për vendin tim dhe për njerëzit e mi nuk do të hesht.

Nëse ju heshtni dhe nuk flisni do të thotë se gjithë bizneset e turizmit do të shkojnë në bregdetin verior, ndërsa ju në Ulqin nuk do të merrni asgjë. Kështu që vazhdoni heshtni dhe qëndroni siç keni qenë 20 vite më parë”, ka shkruar Emina Cunmulaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME