fbpx
Lajme

I riu plas me “Audi” këmbësorin në Fier, 46-vjeçari në spital

Një 46-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në fshatin Daullas.   Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, ku shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button