Categories Lajme

I shpallur në kërkim për keqtrajtimin e të miturve, arrestohet 49-vjeçari në Fier. Në pranga dhe një 25-vjeçar i akuzuar…

Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar shtetasi 49-vjeçar me inicialet I.H., i cili rezulton i shpallur në kërkim  për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturve” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Gjithashtu nga policia është arrestuar dhe një 25-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të shpallur në kërkim, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasit në kërkim:

-I. H., 49 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 19.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturve” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”;

-E. M.(H)., 25 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në datën 31.03.2022, me anë të mashtrimit, i ka marrë një shtetasi, automjetin tip “BMË”, me pretendimin për ta riparuar në një servis dhe nuk ia ka kthyer më.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 69 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME