Categories Lajme

Pse vdiq Lear Kurti? Eksperti mjeko-ligjor: Thuajse e pamundur të gëlltisësh një qese 5×5 cm, autopsia u bë jashtë rregullave

Eksperti mjeko-ligjor Sabri Hoxha, ka komentuar ngjarjen e rëndë të vdekjes së Lear Kurtit në duart e policisë së shtetit. Hoxha u shpreh në studion e “Log” se autopsia e Lear Kurtit duhej të bëhej pas 12 orëve, por në fakt u bë në vetëm 5 orë pas ndarjes nga jeta të 32-vjeçarit.

Sabri Hoxha: Autopsia për 5 orë. Autopsia duhet të bëhet pas 12orëve si rregull. Në rrethana të tilla ku ka përplasje ndër institucionale. Mbas 12 orësh bëhet për shkak se ekspertëve u duhet të shikojnë të gjitha ndryshimet që ndodhin në indet dhe organet e viktimës. Në rastin konkret gjatë bërjes së autopsisë në kohë 5 orësh ka qenë, në shkelje flagrante të një udhëzimi të 2001. Tre institucionet e hetimit, Ministrisë së Brendshme, Drejtësisë dhe Prokurorisë. Është veprim i nxituar jo profesional.

Sa kohë duhet të kalojë nga gëlltitja që të nis ndërveprimi i kokainës?

Së pari, aspekti qëndron si është marrë kjo qese. Se një 5 me 5 cm. Që ka edhe një sasi disa gram është e vështirë thuajse e pamundur për ta gëlltitur. Nëse e ka marrë këtë qese para se të vraponte…se gjatë vrapimit është e pamundur të gëlltitet.” tha Sabri Hoxha.

“Nëse kokaina kalon në traktin tretës, sipas shkencës absorbimi fillon pas 15 minutash. Në rastin konkret është e pamundur të ketë thithur kaq shpejt organizmi”

“Ajo shenja është shembje e indeve të buta. Për të krijuar atë është një goditje. Hematoma, grumbull gjaku. Ajo është shkaktuar si rezultat i një force. Mund të jetë edhe nga brenda siç mund të jetë veshka.”

Eguen Beci: Autopsia bëhet 4-12 orë pas vdekjes. Autopsia është këqyrje e brendshme. Por nuk bëhet në kushte natyrale por artificial dhe përshkruhet në procesverbal. Ne duhet të presim vendimin e mjekoligjorit. Ndërsa procedura është kryer nga disa ekspertë. Ndërkohë për marrjen e kokainës në stomak është vdekjeprurëse në disa minuta. Kam pasur një hetim dhe gëlltitja e kokainës, maskimumi i vdekjes ka ardhur në 5 minuta dhe menjëherë.”

Nga autopsia që iu krye Lear Kurtit mjekët gjetën në stomakun e tij një qese plastike me përmasa 5 me 5 centimetra, e cila u ekzaminua dhe rezultoi se kishte mbetje kokainë.

Hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari mund ta ketë gëlltitur drogën për t’i shpëtuar arrestimit për posedim lëndësh narkotike, megjithëse ky veprim nuk është parë nga policët dhe nuk shfaqet qartë në pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ndalimi.

Lear Kurti u ndoq nga polica mbrëmjen e 19 tetorit teksa ishte duke lëvizur në rrugën “Riza Çuka”. Pasi u prangos në rrugën “Don Bosko” dhe u dërgua në komisariat ai shfaqi problem shëndetësore dhe mbërriti i vdekur në spitalin e Traumës.

Për ngjarjen prokuroria e Tiranës po heton për veprën penale “Mosdhënie e ndihmës” dhe “Kryerje të veprimeve arbitrare”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME