Categories Lajme

Il Piccolo di Trieste (1913) / Pse shqiptarët nuk luftojnë kundër serbëve – Përgjigjja e Isa Boletinit

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Tetor 2023

“Il Piccolo di Trieste” ka botuar, të shtunën e 12 prillit 1913, në ballinë, përgjigjen e Isa Boletinit mbi arsyet se pse asokohe shqiptarët nuk kishin reaguar menjëherë ndaj pushtuesit serb, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Pse shqiptarët nuk luftojnë kundër serbëve

Burimi : Il Piccolo di Trieste, e shtunë, 12 prill 1913, ballinë

Vjenë 11, prill. Agjencia shqiptare publikoi si më poshtë deklaratat e Isa Boletinit, i cili erdhi në Vjenë nga Roma së bashku me Ismail Qemalin :

Në Evropë përgjithësisht u habitën pse ne nuk e kundërshtuam pushtimin serb me armë në dorë. Arsyet janë këto : Lufta e vazhduar për dy vjet kundër xhonturqve na kishte lodhur. Xhonturqit na çarmatosën dhe na shkretuan fshatrat. Kur filloi lufta, serbët dhe malazezët na dërguan negociatorë, të cilët na siguruan se edhe aleatët ballkanikë do të luftojnë për lirinë dhe pavarësinë tonë.

Ne besuam në ta, por ndërsa ishim të pafuqishëm, na sulmuan, shumë nga njerëzit tanë u vranë dhe ajo që mbeti nga prona jonë u shkatërrua dhe u vodh. Nuk mund të besoj se Evropa dëshiron t’i braktisë Serbisë qindra mijëra shqiptarë që jetojnë në Vilajetin e Kosovës; nuk do të ishte as në interesin e Evropës. Ne luftuam kundër sulltanit, tani do të luftojmë edhe kundër serbëve për të shpenguar veten nga këta shtypës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME