Categories Lajme, Politike

Ilir Meta njeh zgjedhjet e 25 prillit: Jam i lumtur që zgjedhjet i shërbyen stabilitetit të vendit!

Presidenti Ilir Meta, ka publikuar një mesazh për popullin shqiptar, pas përfundimit të procesit zgjedhor, kur kanë mbetur fare pak kuti për t’u numëruar dhe fituese rezulton Partia Socialiste.

Presidenti i ka konsideruar zgjedhjet paqësore dhe të rregullta dhe u shpreh se i’a arriti qëllimit që “25 prilli t’i shërbejë stabilitetit të vendit”.

Presidenti nuk tregoi shenja se ka ndërmend të dorëhiqet edhe pse e kishte paralajmëruar një gjë të tillë, nëse Edi Rama merrte mbi 71 mandate.

Sfida ime madhore ka qenë që sovrani të shprehë i lirë vullnetin e tij dhe Shqipëria të kthehet në shinat e parlamentarizmit dhe Kushtetutës. Edhe pse i vetëm përballë institucioneve të kapura, ja arrita që 25 prilli të ishte ditë e qetë, pa shenja dhune, paqësore dhe me pjesëmarrje masive.

Jam i lumtur që 25 prilli mundi t’i shërbejë stabilitetit të vendit.

Duhet të përmbyllet procesi zgjedhor me qetësi dhe në respekt të ligjit dhe të gjithë të reflektojnë deri në shtator kur krijohen institucionet e reja“, tha Meta në mesazh për qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME