Indrit Hoxha, ka reaguar sot, që i është hequr emri si antar i PD-së. “Shkova në njësinë 8 në degën e PD-së për të votuar, dhe rezultoi që emri im ishte hequr si antar i PD-së, ky është një turp që rendon mbi Lulzim Bashën”- shprehet Hoxha.
“Ti mund të kesh në dorë heqjen dhe vendosjen e emrave në listë, por nga PD t’i s’më largon dot, përkundrazi me këtë veprim të ulët komunist që ke bërë thjeshtë më ke motivuar më shumë për të folur dhe luftuar mbi vlerat dhe parimet e meritokracisë dhe mirënjohjes politike”- tha ai. “Aksionet e mia në PD t’i nuk i fshin dot, je antar më i vonë se unë në PD”- deklaron Hoxha.