Categories Politike

Demokratët nostalgjikë, votojnë për kryetar të PD-së, Sali Berishën

Ditën e sotme, janë zhvilluar zgjedhjet për Kreun e PD-së, për katër vitet e ardhshme. Kandidatë në garë kanë qenë Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Agron Shehaj dhe Lulzim Basha. Teksa procesi i votimit është mbyllur ka nisur ai i numërimit.

Ndërkohë në një fletë votimi të siguruar nga Ora News, shihet se një anëtar nuk ka votuar për asnjë nga kandidatët, por poshtë emrave ka shtuar dhe emrin e Sali Berishës, duke lënë të nënkuptohet që do në krye të PD-së, ish-kryeministrin, dhe vota e tij shkon vetëm për të.

Pas 11 orësh, procesi i votimit për zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, është mbyllur në orën 19;00 75 mijë anëtarë demokratë ishin thirrur për të votuar në 76 qendra votimi, por deri më tani nuk dihet se sa ka qenë pjesëmarrja. PD shkoi në zgjedhje për kreun e ri pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku PS e kryesuar nga Edi Rama siguroi mandatin e tretë qeverisës me 74 mandate.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME