Categories Lajme

Infektivi po mbushet, gati ish-kirurgjia të kthehet në spital Covid

Spitali infektiv gjatë muaji mars pati fluksin më të  madh të pacientëve me covid. Në çdo moment në urgjencën infektive ishin të parkuara autoambulanca.

Fundi i këtij gusht po rikthen të njëjtën situatë në spitalin infektiv. Siç duket edhe në pamje, autoambulancat shkëmbehen herë pas here, që sjellin të sëmurë.

Heshtja që mbizotëronte në QSUT gjatë javës, është thyer këtë fundjavë nga familjarët e pacientëve të infektivit. Janë të shumtë në numër, e të shpërndarë në të gjithë hapësirën që i lejohet.

Disa me ushqime në duar që presin për ti dorëzuar. Disa qëndrojnë aty në makina dhe nuk largohen. Jashtë kamerave thonë se duan tu qëndrojnë sa më pranë të afërmve që kanë të shtruar.

Spitali infektiv është tashmë drejtë ezaurimit të kapaciteteve të tij, pasi numri i të shtruarve rritet nga dita në ditë. Burime i thanë ABC se në këtë spital po trajtohen edhe dy shtetas të huaj, nga Maqedonia e Polonia. Janë në gjendje të stabilizuar, por kanë nevojë për trajtim mjekësor. Ministria e shëndetësisë po bëhet gati të riktheje ish kirurgjinë në spital Covid, për të përballuar fluksin e pacientëve. Pritet që të rekrutohet përsëri stafi që shërbeu gjatë periudhës së dimrit në spitalet covid.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME