Categories Lajme

Infermierja hajdute kërkoi mëshirë nga gjykata,lihet në qeli

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e infektivit Ronida Hysin deri në përfundim të hetimeve.

Infermierja është shfaqur e penduar në gjykatë, aty ku ka pranuar dhe vjedhjen e kryer. Hysi është shprehur se veprimin e ka kryer për shkak të gjendjes së saj të rëndë ekonomike, mësohet se Hysa jeton e vetme me djalin e saj 2-vjeçar pasi është e divorcuar nga bashkëshorti.

Në gjykatë ajo ka kërkuar mëshirë për shkak se ka fëmijën e m itur për të rritur e se nuk mund t’ja dilte me pagesën e qerasë së banesës ku jetonte në Tiranë.

Vjedhja ndaj një personi të vdekur ka bërë që Gjykata të japë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për infermierin. Tentativat e tërheqjes së parave në banka kanë qënë të ripërsëritshme nga ana e saj. Që nga orët e para të mëngjesit e deri në orën 4, infermierja ka tentuar që të marrë të gjitha paratë që ndodheshin në kartën e pacientit me Covid. Nga h etimi ka rezultuar se e reja i ka marrë bankat me rradhë, 600 mijë lekë i ka marrë në bankomatin e spitalit. Më pas ka shkuar në një bankomat në autostradë por nuk ka mundur të tërheqë pasi nuk ka pasur para. Mëshira nuk ka bërë asnjë punë pasi për gjyqtarin vjedhja ndaj një të vdekuri ka qënë vepër shumë e rëndë.

Si u zbulua rasti? Rasti i 30-vjeçares Hysi u denoncua pak kohë më parë në emisionin ‘Stop’ nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i një pacienti me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektit ku dhe ndërroi jetë. I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait të ndjerë i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, 20 mijë lekë të reja.

Sipas d enoncimit të të riut, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Djali thotë se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 202 mijë Lekë të vjetra, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankmati ishin tërhequr para me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME