Categories Lajme

Intervista nga burgu/ Dan Hutra: Mos pyesni ku i more lekët. Policia e di që unë gjithmonë kam bërë lekë

Përpara se të bënte vrasjen e 3-fishtë dhe 3 plagosje, Dan Hutra kishte qenë gjithë natën në lokalet e tallavasë.

Kështu shprehet ai në një intervistë nga burgu për emisionin Uniko nga Spartan Koka në Klan Plus.

Pasi doli nga burgu herën e parë, për 13 ditë ka shkuar vetëm në lokalet e natës dhe më pas në hotel, pasi nuk shkonte në shtëpinë e tij.

Edhe natën para ngjarjes, deri në orët e para të mëngjesit, ka qenë në lokale nate.

Dan Hutra: Sa kam dalë nga burgu nuk jam takuar me asnjë të fisit. Më kanë lutur njerëzit më kanë marrë në telefon, unë e kisha ndarë mendjen se çfarë do veproja dhe nuk doja të shkoja te askush. Unë nuk qëndruar as në shtëpinë time. Unë i kam kaluar 13 ditë vetëm natën nëpër muzika, në orën 3 të mëngjesit shkoja te hoteli është në Institut në Kodër të Institutit.

Spartak Koka: A është e vërtetë që atë natë ke qenë në tallava te kthesa e Kamzës?

Dan Hutra: Jo vetëm natë, çdo natë.

Spartak Koka: Atë natë ke qenë tallava te kthesa e Kamzës?

Dan Hutra: Po kam qenë. Domethënë 13 ditë unë nuk kam shkuar as në shtëpi, as kërrkund, as kam takuar njeri, asnjë gjë. Sepse nuk doja të merrja asnjë në qafë. Pasi unë e kisha ndarë mendjen se çfarë do bëja. Këtë histori do ta mbyllja vetëm për hir të Allahut dhe për hir të plakës time. Po nuk më la rehat, mesazhe, budalliqe.

Spartak Koka: Po çfarë të shkruante?

Dan Hutra: Më provokonte si e si ta shaja ta kërcënoja. Dhe një mesazh që i kam dërguar ka qenë atë në Korçë, kur i kam Alketa më lër rehat në hallet e mia, lere plagën që kam mos i trazo më gjërat. Shif jetën tënde, më lër mua me problemet e mia. Ja niste ajo të qeshurës kur i lutesha unë. I keni mesazhet në telefona.

Spartak Koka: Pasi dole nga burgu, ku i more lekët të shkoje në tallava e të shpenzoje kaq shumë.

Dan Hutra: Mos pyesni ku i more lekët. Policia e di që unë gjithmonë kam bërë lekë. Edhe këtu brenda, edhe në Drenovë kur kam qenë, kudo, shpenzimet e mia brenda në burg kanë qenë nga 2-3 milionë Lekë në muaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME