Categories Lajme

Investimi miliona euro u quajt sukses në 2021-shin, sistemi ‘lë në baltë’ KQZ-në!

Sistemi i identifikimit elektronik të zgjedhësve nuk ka fuksionuar si duhet në zgjedhjet vendore që po zhvillohen sot në Shqipëri ndonëse janë investuar 3.4 milionë dollarë për këto pajisje, të cilat në 531 qendra votimi sot janë jashtë funksionit, duke vonuar procesin dhe dekurajuar votuesit. Ky proces që u quajt i suksesshëm në zgjedhjet e 2021-shit sot ka kthyer pas qindra votues që prisnin për të shprehur vullnetin e tyre me votë.

“5200 njerëz, që nuk e dinë se ça backgraundi kanë. Kemi harxhuar para për këtë sistem, por duhet parë se çfarë ka çaluar. Problematike situata është në Tiranë, Durrës, Shkodër, ka Tropojë, Elbasan, Pogradec.”, tha kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i cili dha urdhër vijimin e procesit të identifikimit manualisht.

Identifikimi elektronik, pajisia që aplikohet për herë të dytë në Shqipëri është prezente çdo qendër votimi. Përmes hardware-ve dhe software-ve të dedikuar, pajisja ndihmon në çdo hap të procesit zgjedhor, për të mundësuar siguri të plotë për votën e çdo qytetari.

Procesi nis me leximin e dokumentit të identifikimit (pasaportë/ kartë identiteti) dhe shfaq të dhënat e qytetarëve, fotot dhe qendrën e votimit ku ata janë regjistruar për të votuar. Pas verifikimit, qytetarët do të nënshkruajnë me shenjën e gishtit.

Identifikimi elektronik lejon votimin vetëm në qendrën ku është kryer regjistrimi dhe dokumenton me përpikmëri tentativat për votim të dyfishtë, ndaj, kushdo që do të tentojë të kryejë shkelje, do të dënohet sipas ligjit në fuqi. A do ketë probleme në këto zgjedhje pas këtij ngërçi? Po votim të dyfishtë? Pritet të shihet në orët në vijim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME