Categories Lajme

Ish-deputeti Agron Shehaj dhuron dy respiratorë dhe një pajisje dialize në spitalin COVID2

Biznesmeni dhe ish-deputeti i PD, Agron Shehaj ka dhuruar dy respiratorë dhe një aparat dialize Spitalit Shefqet Ndroqi, i cili është kthyer aktualisht në spitalin Covid 2 , ku po trajtohen të prekurit nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur shefja e reanimacionit të spitalit Alma Cani, duke e ka falenderuar publikisht Shehajn në një status në Facebook. Aparaturat mjekësore janë fjala e fundit e teknologjisë shkruan Cani duke theksuar se ky është veprim që nuk e ka bërë askush. Javët e fundit kanë shënuar një rritje të madhe të numrit të të infektuarëve, të përsonave të shtruar në spitale dhe fatkeqësisht të vdekjeve. Kapacitetet spitalore të spitalit Covid 1 dhe 2 janë drej ezaurimit sipas mjekëve dhe do të duhet të vihen në përdorim strukturat Covid 3 dhe 4.

MESAZHI I SHEFES SE REANIMACIONIT 

Në emër të personelit mjekësor të Spitalit Shefqet Ndroqi dhe drejtorit Prof Dr Perlat Kapisyzi, dua të falenderoj me mirënjohje të thellë Agron Shehajn për dhurimin e dy pajisjeve respiratore dhe një pajisje dialize, aparate të reja, fjala më e fundit e teknologjisë.

Covid 19 eshte nje perbindesh qe ka ndaluar frymemarrjen e botes mbare.

Dhurimi i ketyre dy respiratoreve dhe aparatit te dializes jane nje mundesi shume e mire qe na ofrohet, per trajtimin efikas e bashkekohor te ketyre pacienteve.

Ne jemi te ndergjegjshem qe nuk mund te kenaqim te gjitha shpresat njerezore, por suporte te tilla jane mese te domosdoshme, pasi komplikacionet qe vijne nga coronavirusi prekin jo vetem mushkerine, por edhe organe te tjera vitale si veshka, etj.

Është një veprim human që do të na ndihmojë të shpëtojmë jetë, dhe që sot një i sëmurë rëndë po përfiton nga një prej respiratorëve.

Jemi të prekur nga ky veprim që nuk e ka bërë askush tjetër dhe, mbi të gjitha, nga thjeshtësia dhe përunjësia me të cilën Agroni na ndihmoi!

Uroj qe ky akt sublim e human te jete nje shembull i qytetarise e fisnikerise qe z Shehaj i ben spitalit tone, te pasohet nga shume te tjere, duke deshmuar qe ne te gjithe sebashku jemi pjese e nje skalioni te luftes kunder kesaj te keqeje qe ka perfshire boten mbare!

I urojmë Agronit dhe familjes së tij gjithë të mirat . Ju urojmë të gjithë të sëmurëve shërim të shpejtë. Ne jemi çdo çast me ju, të përkushtuar deri në vetëmohim, për të shëruar dhe mbrojtur jetën e çdo njeriu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME