Categories Lajme

Epidemiologu nxjerr shifrat, korona vrèt më pak se gripi i zakonshëm

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale ka hedhur dritë mbi situatën e pandemisë në nivel global por duke iu referuar rastit specifik spanjoll. Alimehmeti paraqet një studim të Institutit Të Shëndetit Publik “Carlos III” në Madrid, në të cilin paraqiten përqindja e vdèkshmërisë sipas grupmoshave ndër rastet e zbuluara si dhe përqindja e vdèkshmërisë e të gjitha infektimeve totale. Të dhënat tregojnë se vdèkshmëria nga Covid është shumë herë me e vogël se gripi i zakonshëm për moshat nën 50-vjeç.

“Fríka është armiku i logjikës” Cit.: Frank Sinatra E vërteta del gjithmonë në shesh miqtë e mi! Është më e ngadaltë se imagjinata, por gjithmonë del në shesh herët a vonë! Spanja u godit fort nga COVID-19 dhe ishte shteti i dytë ku shqiptarët i mbanin sytë, jo sepse ishte më mirë se Italia, por sepse për ne ishte më larg se Italia gjeografikisht dhe sociologjikisht.

Që në fillim njerëzit u tmerruan nga përqindjet e larta të vdèkjeve, por harruan që shumica dërrmuese e infektimeve nuk zbuloheshin fare. Kujdes: për të sqaruar këtë duhet të kemi të qarta dy terma:

CFR (case fatality rate) është përqindja e vdèkshmërisë ndër rastet e zbuluara (e vërteta e pjesshme).

IFR (ínfection fatality rate) është përqindja e vdèkshmërisë e të gjitha infektimeve totale (e vërteta e plotë).

Shifra e vërtetë është IFR-ja, por që njëkohësisht është edhe më e vështirë të përftohet, do kohën e saj por del herët a vonë. Studimi zyrtar kombëtar në Spanjë, i zhvilluar nga Instituti i Shëndetit Publik “Carlos III” në Madrid zbuloi dhe publikoi shifrat e vërteta të infektimeve dhe vdèkjeve në Spanjë. (linku në fund të postimit). Institutional Revieë Board of the Institute of Health Carlos III (Register number: PI 39_2020)

Në detaj IFR-të sipas gjinive dhe grupmoshave të ndryshme janë si më poshtë:
IFR te meshkujt:

0–9 vjeç = 0.00%; 10-19 vjeç = 0.00%; 20-29 vjeç = 0.01%; 30-39 vjeç = 0.03%; 40-49 vjeç = 0.09%; 50-59 vjeç = 0.38%; 60-69 vjeç = 1.50%; 70-79 vjeç = 4.95%; ≥80 vjeç = 11.62%

IFR te femrat:

0–9 vjeç = 0.00%; 10-19 vjeç = 0.00%; 20-29 vjeç = 0.01%; 30-39 vjeç = 0.02%; 40-49 vjeç = 0.05%; 50-59 vjeç = 0.17%; 60-69 vjeç = 0.53%; 70-79 vjeç = 2.01%; ≥80 vjeç = 4.62%

Siç e dimë, ka një ndryshim shumë të madh të IFR-së në lidhje me moshën.

Duke qenë se IFR-ja e gripit sezonal është rreth 0.1%, mund të shohim fare qartë që moshat deri në <50 vjeç kanë IFR më të ulët se sa gripi sezonal. Për moshat ≥50 vjeç, risku hipën në mënyrë eksponenciale dhe e tejkalon shumë më shumë gripin sezonal. Element tjetër që vërehet në studim është infektimi më i lartë në moshat aktive (20-69 vjeç) në të dyja gjinitë.

Pra, mos u çudisni me “hije dyshimi” të tipit “TANI PO SËMUREN MOSHA MË TË REJA”!

Kjo është dinamikë normale e popullatës: Moshat aktive mbajnë peshën e familjes, punës dhe shoqërisë; Moshat e brishta (të moshuar dhe fëmijë) mbrohen nga moshat aktive

Pra, pavarësisht nga mosha, ruajmë masat e distancimit dhe të higjienës që të ruajmë kryesisht moshat e vjetra! Fatmirësisht, mund të qetësohemi psikologjikisht për fëmijët dhe të rinjtë tanë!

Këto shifra duhet të informojnë edhe politikë-bërësit dhe vendim-marrësit për individualizimin dhe përshkallëzimin e masave sipas kategorive të riskut dhe jo me formatin “e njëjta masë për të gjithë”!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME