Categories Bota, Lajme

“Rusia ka vaksinën kundër koronavirusit”, agjensia e lajmeve nxjerr bllof Putinin: U provua vetëm në 38 persona

Mëngjesin e të martës presidenti rus Vladimit Putin njoftoi se vaksina kundër Covid-19 e prodhuar nga shkencëtarët në shtetin që ai drejton është efektive dhe do të regjistrohet brenda disa ditësh. Presidenti rus shkroi në një postim që duket se mori vëmendjen e të gjithëve, se njësoj si sateliti rus që shkoi i pari në hapësirë, tashmë Rusia do të ketë vaksinën që do ti garantojë të gjithë botës një të ardhme pa Covid 19, pa izolim dhe pa maska.

Por ditën e sotme agjensia e lajmeve “Fontanka” ka bërë të ditur se vaksina e koronavirusit të Vladimir Putinit është testuar mbi vetëm 38 persona dhe shkakton efekte anësore përfshirë dhimbjen e trupit si dhe ënjtjen e tij. “Dr oga” shumë e trumbetuar ruse u regjistrua pas vetëm 42 ditëve kërkim dhe efektiviteti i saj është i panjohur sipas agjenisë së lajmeve ruse. Në një nga dokumentet e paraqitura për regjistrim thuhet se ‘nuk janë kryer studime klinike për të studiuar efektivitetin epidemiologjik’, pavarësisht pretendimeve të Putinit se vaksina ka kaluar ‘të gjitha testet e nevojshme’. Rusia e ka bërë garën e vaksinës një çështje të prestigjit kombëtar dhe po përpiqet me doemos ta paraqesë Rusinë si një fuqi shkencore në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME