Categories Lajme

Ish-ministrja: Studentët të mos tërhiqen deri në largimin e qeverisë

Ish-ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina nuk i fsheh emocionet që i dhuroi protesta e studentëve në këto 3 ditë tubimi të të rinjve shqiptarë përballë Ministrisë së Arsimit. “Jam ndjerë sa e emocionuar, e tronditur, po aq edhe e lumtur, që më në fund studentët ngrihen për të drejtat e drejta të tyre. Reagimi i Ministrisë së Arsimit ka qenë tejet mjeran”.

Karabina drejton gishtin e përgjegjësisë drejt Lindita Nikollës për situatën e rëndë në të cilën ndodhet arsimi në vend. Protestën e studentëve e konsideron legjitime, në kushtet kur reforma e arsimit të lartë, sipas saj ka dështuar. Për të, protesta duhet të vijojë deri në largimin e kësaj qeverie

“Ministria e Arsimit është ajo që e ka drejtuar gjithë këtë rrënim, që po kalon arsimi i lartë. Për këto që janë ngritur studentët, unë mendoj që nuk përçahen dot më. Ato kanë plotësisht të drejtë në të gjitha kërkesat. Janë në gjendjen më të keqe, që nuk ka qenë ndonjëherë arsimi i lartë”.

Duke folur për ”In News”, Karabina jep edhe arsyet, se përse studentët sot duhet të protestojnë e kjo nuk lidhet vetëm me tarifat sipas saj.

“Në kuadrin e reformës në arsimin e lartë, arsimi ka shkuar në ditët më të këqija. Të shkosh në auditorët tona në universitete, duket sikur ke shkuar shumë vite pas, pasi nuk ofrojnë absolutisht, përveç auditorëve, studentëve tanë i mungojnë të gjitha mjetet, të gjitha format e duhura, që ata të marrin një arsimim cilësor”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME