Categories Lajme

Mbi 700 nxënës janë ndaluar në Francë

Më shumë se 700 nxënës janë ndaluar në incidentet që ndodhën gjatë protestave të nxënësve të shkollave të mesme në Francë, kundër politikave të qeverisë dhe presidentit francez, Emmanuel Macron mbi arsimin.

Sipas mediave franceze, bazuar në burimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në incedentet që kanë ndodhur në protestat e djeshme, kundër politikave të qeverisë dhe presidentit francez mbi arsimin, janë ndaluar mbi 700 nxënës të shkollave të mesme. Dje në më shumë se 280 shkolla është pezulluar pjesërisht apo tërësisht procesi mësimor.

Nxënësit që nga e hëna në shumë qytete të Francës protestojnë kundër politikave të presidentit Macron dhe qeverisë mbi arsimin. Sindikatat e nxënësve kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë me një pjesëmarrje më të gjerë.

Në incidentet që kanë ndodhur gjatë protestave të mërkurën janë arrestuar 32 nxënës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME