Categories Lajme

Ish-muxhahedini rrëfen pas arratisjes nga kampi i Manzës: Për 20 vite më ndanë nga gruaja dhe 2 fëmijët

Muxhahedinët iranianë, të quajtur ndryshe “opozita iraniane” ndodhen prej kohësh në emigrim.
Organizata e Muxhahedinëve të Popullit Iranian (MEK), është krijuar në Iran në vitin 1965 nga një grup studentësh radikalë që ndërthurën marksizmin dhe islamin.

Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta zyrtare, numri i muxhahedinëve që strehohen në kampin e Manzës mendohet se është 3500.

Ali Zamani është një ish-muxhahedin i cili mundi të arratisej nga kampi i Manzës pas 20 vitesh qëndrim në MEK. Ai zbuloi si u bë pjesë e kësaj organizate, arratisjen dhe jetën e re në Tiranë.
Ai tregoi për News24 të gjitha përjetimet e këtyre viteve.
“ Në fillim u bëra pjesë e MEK me idenë se rruga jonë krah kësaj organizate ishte drejt Europës apo Amerikës, por shumë shpejt e kuptova që kjo nuk ishte e vërtetë.

Hyra në MEK me gruan dhe dy fëmijët, na detyruan të ndahemi pasi për ta nuk ekzistonte familja, burrat rrinin veç dhe gratë veç. Për 20 vite e shikoja djalin vetëm nga larg dhe nuk munda dot t’i flas asnjëherë brenda kampit, ndërsa ish gruan se pashë asnjëherë më pasi u futëm në kamp. Ajo vazhdon të jetë ende atje. MEK kontrollon çdo gjë, presioni psikologjik ishte pjesa më e vështirë, të kontrollohen mendimet, veprimet. Jam i lumtur që munda të arratisem pas 20 vitesh”- tha ish-muxhahedini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME