Categories Lajme

Ish-roja i Sanatoriumit bën deklaratën e fortë: E njihja Tiren, më jepnin edhe mua ndonjë 10 mijë lekësh

Një person i cili pretendon se ka punuar si roje në spitalin e Sanatoriumit, ka folur për skandalin që u publikua ditën e djeshme në media.

Sanitarja që hiqej si infermiere, i kishte marrë vajzës së një paciente me Covid-19, rreth 8 milion lekë (të vjetra) për 28 ditë që ka qenë e shtruar në spital.

Qytetari ka thënë për Fax Web se i pari që duhet të japë dorëheqjen pas kësaj është drejtori i spitalit Perlat Kapisyzi, që sipas tij ka favorizuar punësimet familjare në këtë spital.

“28 ditë të mos e dijë drejtori i spitalit që infermierja zbriste nga kati i tretë në katin e dytë? Si mos ta dinte drejtori i spitalit Perlat Kapisyzi se çfarë ndodhte aty, është akt shumë i rëndë, të paguash 8 milionë lekë dhe nëna të vdesi… Këtë punë Perlat Kapisyzi duhet ta sqarojë, unë kam punuar si roje private në këtë spital, më jepnin ndonjë mijëlekësh, faleminderit u thoja unë, po jo që të më bëhej fatura.

Unë e kam njohur Tiren, njoh drejtorin në radhë të parë me të gjithë. Ka ardhur koha që të gjithë e kanë mendjen të marrin lekë. Po them vetëm Perlat Kapisyzi bashkë me bashkëshorten ti japë dorën Edi Ramës, se këtu janë bërë 5 veta nga një familje që janë të punësuar. Perlat Kapisyzi ka bërë çfarë i ka dashur qejfi, por të arrijë një sanitare të tallet për 28 ditë, më e pakta që mund të bëjë është të japë dorëheqjen”,- shprehet qytetari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME