Categories Lajme

Ishte në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 53-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

L. H., 53 vjeç, banues banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Për këtë shtetas, Gjykata Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 20.12.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, në gusht të vitit 2020, në bashkëpunim me shtetasit P. Ç. dhe L. N. (të ndaluar më parë), dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në fshatin Mazrek, Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME