Categories Lajme

Lushnje, Parandalohet një krim i rëndë në familje, djali tenton të vrasë babanë me hanxhar

Një krim i rëndë në familje është parandaluar këtë të enjte në Lushnje, ku një djalë i ri 25-vjeçar kanosi për të vrarë babanë e tij me hanxhar.

Lajmërimin në Polici e ka bërë vetë shtetasi A. Q., 56 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste për ta vrarë.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Krutje, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë e autorit, i cili i ka kërcënuar shërbimet e Policisë se do të dëmtonte ata ose veten, në rast se do të ndërhynin”, bënë me dije blutë.

Njoftimi nga Policia Lushnjë:

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij dhe e kanosi se do ta vriste me mjet prerës, falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, parandalohet ngjarja e mundshme kriminale dhe vihet në pranga djali.

Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi A. Q., 56 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste për ta vrarë me mjet prerës.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Krutje, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë e autorit, i cili i ka kërcënuar shërbimet e Policisë se do të dëmtonte ata ose veten, në rast se do të ndërhynin.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin A. Q., 25 vjeç.

Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (hanxhar), me të cilin 25-vjeçari kanosi për të vrarë babanë e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME