Categories Lajme

“Ishte torturë”- U gjet nën rrënojat e banesës 2 javë pas tërmetit tragjik, detajet nga vdekja e ish-futbollisitit të Çelsit! Agjentja: Me zemër të thyer…

Futbollisti Christian Atsu është gjetur i vdekur nën rrënojat e shtëpisë së tij pothuajse dy javë pas tërmetit në Turqi, ka konfirmuar agjenti i tij.

31 vjeçari nga Gana ka luajtur me skuadrat e Premier League, Everton, Chelsea dhe Newcastle.

Atsu rezultonte i zhdukur prej tërmetit të 6 shkurtit, që i shembi banesën e tij në Antakya.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen tonë”, shkroi në Twitter, klubi i tij turk Hatayspor. “Nuk do të të harrojmë, Atsu.”

Pas tërmetit, Hatayspor fillimisht raportoi se Atsu ishte shpëtuar, por kishte marrë disa lëndime, megjithatë një ditë me vonë u raportua se ai ishte i zhdukur.

Agjentja e tij Nana Sechere, e cila ka qenë në Hatay, e konfirmoi lajmin të shtunën në Twitter, duke shkruar: “Me zemër të thyer më duhet t’u njoftoj të gjithë dashamirësve se trupi i Christian Atsu u gjet këtë mëngjes. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij.”

Shoqata e Futbollit të Ganës tha se trupi i Atsu u gjet të shtunën në mëngjes pas “pothuajse dy javë torture emocionale”.

Tërmeti dhe pasgoditjet në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore kanë vrarë më shumë se 40.000 njerëz.

Atsu iu bashkua Hatayspor në shtator 2022 pas një sezoni me ekipin e Arabisë Saudite Al-Raed dhe shënoi golin e fitores në një ndeshje të Super Ligës më 5 shkurt.

Ai fitoi në 65 ndeshje ku luajti për Ganën dhe e ndihmoi vendin e tij të arrinte në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës 2015, ku humbën ndaj Bregut të Fildishtë me penallti. Atsu më vonë u shpall lojtari i turneut.

Ai iu bashkua Çelsit nga Porto në vitin 2013 dhe pati disa periudha huazimi në klube, përfshirë Everton dhe Bournemouth.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME